Ai është një nga fytyrat më të njohura të ekraneve turke — muzikant, aktor filmi dhe serialesh, me një karrierë që përfshin projekte të suksesshme në televizion dhe kinema.
Lindur më 9 nëntor 1982 në Ankara, aktori me gjatësi 1.80 m dhe peshë 77 kg, u rrit në një familje artistësh, gjë që ndikoi fuqishëm në rrugën e tij drejt botës së artit.
Pas shkollimit fillor dhe të mesëm në Ankara, ai u zhvendos në Stamboll, ku ndoqi Turizm Meslek Lisesi. Fëmijëria e tij kaloi në kulisa teatri dhe sete filmash, duke ndërtuar themelet e një karriere të gjatë dhe të larmishme. Ai vazhdoi studimet në Berksoy Sanat Akademisi, dhe më pas përfundoi Sadri Alışık & Cankat Emrah Akademi – Kamera Önü Oyunculuk Bölümü, ku u specializua në aktrimin përpara kamerës. Po ashtu, mori pjesë në workshop-e të metodës së aktrimit, duke përmirësuar më tej aftësitë e tij artistike.
Përveç aktrimit, ai është gjithashtu i pasionuar pas muzikës. Në vitin 2015, publikoi një single në stilin “Latin Pop”, për të cilin realizoi vetë edhe videoklipin.
Debutimin televiziv e bëri me serialin “Keje” në Star TV, ku mori rolin kryesor. Më pas u bë pjesë e disa prej produksioneve më të njohura turke si:
-
Hatırla Sevgili
-
Kurtlar Vadisi Pusu
-
Sevgi Bağlayınca (në rolin e Mete, TRT1 – 2011)
-
dhe filmi “JanJan” me regji të Aydın Sayman.
Ai ka luajtur gjithashtu në filma të suksesshëm si “Umut Adası”, xhiruar në Londër, dhe “Kampüste Çıplak Ayaklar”, me regji të Cansel Elçin. Në vitin 2015, u shfaq në filmin “Darbe”, me regji të Yasin Uslu.
Nga viti 2017, aktori fitoi famë të madhe me rolin e Tarık në serialin “Beni Bırakma”, i cili u transmetua për disa sezone dhe u bë një prej produksioneve më të ndjekura në ekranet turke.
Sot, ai vazhdon të jetë aktiv në projekte të reja dhe mbetet një nga emrat më të respektuar të kinemasë dhe televizionit turk.
🎥 Filmografia e tij përfshin:
-
Mahrem (2021)
-
Beni Bırakma – Tarık (2018–2020)
-
Janjan – Erkan (2017)
-
Darbe (2014)
-
Sevgi Bağlayınca – Mete (2010)
-
Kampüste Çıplak Ayaklar – Burak (2009)
-
Kurtlar Vadisi Pusu – Serkan (2007)
-
Hatırla Sevgili – Mustafa Gürkan (2006)
-
Eksi 18 (2006)
-
Umut Adası – Serkan (2006)
-
Keje (2002)